12:33 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / MSH

Vetura humb kontrollin në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është aksidentuar me veturën e tij.

Rasti ka ndodhur më herët, në fushë Kosovë.

Burime të Indeksonline pohojnë se njësitet relevante të policisë dhe ato të ndihmës së shpejt kanë dalur në vend të ngjarjes.

Viktima, drejtues i veturës, është bartur në QKUK me autoambulancë.

Deri të vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi dyshohet të ketë humbur kontrollin e veturës.

Vetura është përplasur me një shtyllë elektrike dhe një lis.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.