08:15 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetura humbë kontrollin, vdes 65 vjeçarja

Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në Varibop të Fierit ka ndërruar jetë 1 nga të plagosurit.

Fatbardha Hila, 65 vjeç ka humbur jetën ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital bashkëshorti i saj.

Policia e Fierit njoftoi zyrtarisht, se në orën 16:40, në fshatin Varibop, K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjet mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Blutë e Fierit thonë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

 

Temat: