17:41 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Vetura i ik kolonës, përdor shtegun për biçikleta në Podujevë

Një veturë me targat 01-683-BJ ka thyer rregullat e komunikacionit gjatë ditës së sotme në Podujevë, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Shoferi për t’i ikur kolonës që ishte krijuar në këtë rrugë ka përdorur shtegun e bicikletave si altertativë.

Në video që ka siguruar IndeksOnline shihet se i njëjti ka rrezikuar një biçiklist që ishte në hapësirën e dedikuar për të./IndeksOnline/