Vetura ikonike e “Iron Man” po del në ankand
Një pjesë e veçantë e historisë së automobilave dhe filmave po kthehet në qendër të vëmendjes.
Acura NSX Roadster, i cili u shfrytëzua si automjeti i Tony Stark (i njohur edhe si Iron Man) në filmin e suksesshëm të Marvel të vitit 2012 “The Avengers “, po shfaqet për herë të parë publikisht në më shumë se një dekadë.
Vetura tani është edhe në shitje!

NSX nga “The Avengers ” është makinë vërtet unike. Një NSX i gjeneratës së parë të vitit 1991 u modifikua gjerësisht për filmin, duke e transformuar atë në një roadster – edhe pse NSX nuk doli kurrë në dispozicion si kabriolet që nga fabrika.

Ndërsa makina mbeti teknikisht funksionale, në film ajo shërbeu kryesisht si një aksesor elegant për stilin e jetesës me teknologji të lartë të Tony Stark.
Pas paraqitjes së saj të fundit në Monterey Car Week 2025, Stark NSX do të shfaqet përsëri publikisht në Festivalin e Filmit Sundance 2026 dhe më pas do të nxirret në ankand.
Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për një organizatë bamirësie sipas zgjedhjes së blerësit.

