Vetura kalon laurën hekurudhore në Pejë, “INFRAKOS”-i dhe policia nisin hetimet

Ndërrarmja “Infrakos” ka bërë të ditur se organet e sigurisë janë duke u marrë me rastin e pulbikimit të Indeksonline, ku një veturë rrezikoi kaloi laurën e trenit në Pejë.
Kjo ndërmarrje ka apeluar për të gjithë pjesëmarresit e trafikut rrugor qe t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar në këto kryqëzime.
Ky rast është proceduar në Policinë e Kosovës, pasi që “Infrakos”-i i ka të instaluara edhe kamerat në monitorimin e këtij vendkalimi.
–
Të nderuar qyetetarë e pjesëmarrës të komunikacionit rrugor,
Infrakos Sh.A ditë me parë ka instaluar dhe i ka vë në funksion dy laura në kryqëzime në nivel hekurudhë – rrugë si masë mbrojtëse dhe parandaluese në dy vendkalime me të frekuentuara në rajonin e Pejës.
Siç shihet në këtë publikim, në afersi të stacionit hekurudhor të Pejës një nga veturat është futur brenda laurës i cili rrezikon seriozisht komunikacionin hekurudhor dhe vetë jetën e tij.
Ne, në këtë gjendje të vështirë financiare po bëjmë përpjekje në mënyrë qe propabiliteti i rreziqeve në vendkalime hekurudhë – rrugë të jetë sa më i vogël, ndërsa disa nga pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor i ekspozohen rreziqeve me vetëdije.
Ky rast është proceduar në Policinë e Kosovës, pasi që “Infrakos”-i i ka të instaluara edhe kamerat në monitorimin e këtij vendkalimi.
Apelojmë për të gjithë pjesëmarresit e trafikut rrugor qe t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar në këto kryqëzime.
Infrakos sh.a do të jetë e përkushtuar qe siguria të mbetët prioritet parësor!