75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetura luksoze nga e cila me thasë hudhën mbeturina në lumin “Sitnica”

Ndotja e ambientit nga faktori njeri është një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë.

Kjo jo vetëm që tregon për mos kulturën e tyre, por edhe prishin imazhin dhe rrezikojnë vet ambientin në të cilin jetojmë, përcjellë Indeksonline.

Let’s Do It Kosova, organizata që merret më mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambientit në mënyrë vullnetare, ka publikuar një video ku shihen disa qytetarë të pandërgjegjshëm teksa hedhin mbeturina me thasë nga vetura në Lumin Sitnica, afër lagjes së “Kollonisë”.

“Fatkeqësisht raste të tilla ndodhin shpesh, mungon vetëdija për dëmin e madh që shkaktohet, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen më shumë në parandalimin si dhe gjobitjen e këtyre keqbërësve”, shkruhet përbri videos./Indeksonline/