Vetura më e veçantë në Kosovë, gjakovari në pronësi të Cadillacut që e kishte vozitur Elvis Presley

Trendi i veturave klasike po vazhdon edhe në Kosovë me modele jashtëzakonisht të veçanta.
Një dashamir i “Old Timerave” nga Gjakova ka sjellë në vendin tonë një nga modelet më të rralla në mbarë globin.
Në studion e “Klan Kosovës”, Kenedi ka prezantuar një Cadillac Deville i vitit 1959.

Pronari i tashëm e ka blerë në Zvicër dhe pretendon se ajo dikur ka qenë e këngëtrarit të famshëm Elvis Presley.
Cadillac ka një motor 8.2 benzin i cili prodhon 380 KF dhe është më i madhi që është prodhur nga marka amerikane. /IndeksOnline/