15:35 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vetura me targa diplomatike të BE-së e parkuar në mes të trotuarit në Prishtinë

Prishtina është një nga qytetet ku askush s’njeh ligj, madje shpesh s’ka as rend.

Jo vetëm kaosi urbanistik e ai në komunikacion, por mungon edhe kultura dhe vetëdija qytetare.

Për këtë s’të duhet shumë për të treguar nivelin e kulturës, mjafton një gjest i vetëm, sikurse i këtij shoferi, i cili makinën me targa diplomatike të Bashkimit Europian e ka parkuar në mënyrë të gabuar.

Përmes këtyre pamjeve të realizuara nga Indeksonline, mund të shihni mënyrën e parkimit në rrugën “Fehmi Agani”, duke zënë trotuarin ku kalojnë këmbësorët, por edhe pengën në një rrugicë ku shërben gjithashtu për lëvizje./Indeksonline/