75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetura me targa të Kosovës digjet në mes të tunelit të Kalimashit

Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në tunelit të Thirrës në Kalimash.

Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë edhe të gjata.

Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime. Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje e një zjarrfikëse, shkruan abcnews. Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët.