75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetura në Pejë parkohet në zebra

Parkimi i veturave jashtë vendeve adekuate ku duhet është e shpeshtë në Kosovë.

Jo vetëm në hapësira gjelbëruese, por edhe në zebra,  ku një rast i tillë ka ndodhur sot në Pejë.

Siç shihet në këtë fotografi të dërguar nga një lexues i Indeksonline, kjo veturë është parkuar në zebra.

Sipas këtij dëshmitarit, vetura është parkuar afër një rrethrrotullimi, ku qarkullimi i këmbësorëve në këtë pjesë është i madh.

Vetura është me targa të huaja, jo të Kosovës.

Për më shumë shikoni fotografinë dhe vlerësojeni parkimin në këtë mënyrë e cila është në kundërshtim me rregullat në trafik./Indeksonline/