Vetura nën hije, ua zë vendin këmbësorëve!
Hapësira e këmbësorëve në kryeqytet është thuajse gjithmonë e zënë.
Kjo si pasojë e veturave të parkuara vend e pa vend. Një rast i tillë është parë edhe sot tek Qafa në Prishtinë.
Një veturë e llojit ‘Fiat’ është ndaluar pikërisht në trotuar, në hapësirën e cila i takon këmbësorëve, por që vazhdimisht po bllokohet nga vozitësit.

Siç duket rrallë herë dikush mendon për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, përpos rehatisë së veturave të veta./Indeksonline/