75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / k.v

Vetura ‘Opel’ vidhet në Suharekë, policia nis hetimet

Një qytetar ka raportuar në Polici se pasditen e së martës, rreth orës 16:30, vetura e tij ‘Opel’ me targa vendore është vjedhur nga persona ende të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Rasti është regjistruar si “Vjedhje e veturës” dhe, sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës për të identifikuar të dyshuarit dhe për të gjetur automjetin.

Policia u bënë thirrje qytetarëve që kanë informacion rreth ngjarjes të kontaktojnë linjën falas 192 ose stacionin më të afërt policor, në mënyrë që të ndihmojnë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit./IndeksOnline/