Vetura përfundoi në butik, deklarohet Policia: Dy të lënduar

Dy persona janë lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një veturë ka përfunduar në një lokal.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Ai njoftoi se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor.
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, u shpreh Borovci./Indeksonline/