75 Mall Live Search
08:12 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Vetura përplas 17-vjeçarin me motor, vdes i riu në Vlorë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi një makinë është përplasur me motorin me të cilin ai po lëvizte.

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:10 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të një marketi, raporton Euronewsalbania.

Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti me targë AB737UI, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe 17-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.

Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi./Indeksonline/