75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Vetura përplaset me kamion në Shtime – shkatërrohet plotësisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të së mërkures në komunën e Shtimes.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se vetura ka pësuar dëme të madha materiale ku ishte pothuajse tërësisht e shkatërruar.

S’dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident./IndeksOnline/