75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / FR

Vetura përplaset me motoçikletë në Pejë, dyshohet për të lënduar (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Pejës, saktësisht tek ish-Tregu i Gjelbërt.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vetura përplaset me një motoçikletë.

Dyshohet se nga ky aksident ka persona të lënduar, pasi në vendin e ngjarjes është parë autoambulanca duke transportuar një të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë për informacione shtesë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marë përgjigje.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/