Vetura përplaset me trenin në Prishtinë
Sot në lagjen “Përroi i Njelmët”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur trenin i cili po kalonte në hekurudha.
Siç shihet në këto foto të dërguara në redaksinë e Indeksonline, vetura është dëmtuar në pjesën e përparme.

Pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po e heton rastin. /Indeksonline/
