18:27 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetura përplaset në stacionin e autobusëve, godet këmbësorët (Foto/Video)

Një nxënëse 15-vjeçare dhe një grua janë në gjendje të rëndë shëndetësore  pasi një  veturë e tipit BMëW u fut në një stacion autobusi dhe i goditi ato.

Gjithsej, katër vetë u plagosën në këtë aksident, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Përplasja në Moldgreen të Anglisë ndodhi në orën 8.15 ku vetura me shpejtësi hyri në stacion dhe godi këmbësorët.

Gruaja 47-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare ishin të dyja duke qëndruar në stacionin e autobusit kur ndodhi përplasja.

Vajza është duke u trajtuar pasi ka gjendje jo të mirë.Gruaja është gjithashtu në spital dhe është në një gjendje kritike por të qëndrueshme./Indeksonline/