Vetura shkel dy këmbësor në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela vendore dhe dy personave këmbësor të moshës së mitur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët fillimisht kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas janë dërguar për tretman të mëtejme në QKUK.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/