75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / A. M.

Vetura shkel një person në Korreticë të Drenasit

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Korreticë të Drenasit, ku janë përfshirë një këmbësore dhe dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Hetimi i aksidentit është duke vazhduar nga njësiti i trafikut.

fotoilustrim