11:23 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / Blerim

Vetura shkelë një burrë në tregun e Fushë-Kosovës

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes është shqetësues.

Një shofer i një automjeti ka goditur çaste më parë një qytetar.

IndekSonline mëson se rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, gjegjësisht në Bresje.

Viktima është një burrë, i cili ishte në treg në Bresje.

Nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.