Vetura shkelë një këmbësore në Prishtinë
Pasditen e sotme, një person teksa po lëvizte me veturë në lagjen “Arbëria”, ka shkelë një këmbësore.
Asaj i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Rreth orës 16:30 ka ndodhë një aksidenti. Të përfshira një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja ka pësuar lëndime, të njëjtës i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për të ndriçuar shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Borovcit./Indeksonline/