Vetura të shumta me tabela të Serbisë në veri
Sot në gjithë Kosovën po mbahen zgjedhjet parlamentare. Edhe qytetarët e komunitetit serb po e shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Po ashtu shumë qytetarë që kanë lindur në Kosovë dhe pastaj janë shpërngulur në Serbi po vijnë të votojnë, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, shihen vetura të shumta në pjesën veriore të Kosovës me tabela të Serbisë.

Po ashtu kishte vetura të OSBE-së, që kishin ardhur ta vëzhguar procesin zgjedhor.

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 3.653 persona./Indeksonline/

