08:37 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetura të shumta në Fushë-Kosovë, qytetarët ngecin në komunikacion

Të shpeshta janë rastet kur qytetarë të shumtë bllokohen rrugëve të Prishtinës, shkaku i kolonave.

Por një gjë e tillë shpesh herë po ndodhë edhe në Fushë-Kosovë.

Një lexues i Indeksonlinet ka dërguar pamje ku shihet se sa shumë vetura këtë mëngjes bën “tollovi” rrugëve të kësaj komune, e që sigurisht për shumë kënd ndikoi që të vonohet për të arritur në vendin ku edhe ishin nisur.

Sigurisht se përdorimi i shumë veturave në vend po shkakton në shumë raste edhe kolona të panevojshme./Indeksonline/