Vetura të ushtrisë serbe në bjeshkët e Istogut – pretendon analisti kosovar

Analisti Gazmir Raci, ka publikuar pamje nga bjeshkët e Corrovocës në Istog, ku shihen disa vetura, që thuhet të jenë serbe.
Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan se një banor nga atje ka thënë se dje në këto bjeshkë janë parë xhipa të ushtrisë serbe.
“Sipas një banori, dje në Bjeshkë të Corrovodës së Istogut janë parë disa xhipa të Ushtrisë së Serbisë”, ka shkruar Raci në Facebook.
Ndryshe, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë, Driton Rugova i cilia ka thënë se nuk ka informacione. “Ju lutemi kontaktone drejtorinë e përgjithshme”, tha ai. /Indeksonline/