Vetura thyen rregullin, bën lëvizje nga prapa në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
Qindra vetura në rrugët e Kosovës vazhdojnë të bëjnë çdo ditë shkelje të rregullave të komunikacionit.
Një shkelje e ka bërë sot edhe një veturë që po qarkullonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht afër Doganajt.
Lexuesi i portalit Indeksonline ka dërguar video të një veture e cila lëviz në këtë autostradë duke bërë lëvizje prapa në shiritin e ndaluar.
Vetura shkon ‘rikferc’ duke rrezikuar veturat tjera pjesëmarrëse në komunikacion, për të dal nga autostrada. /Indeksonline/