75 Mall Live Search
19:26 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Vetura vidhet në mes të natës në Obiliq

Një veturë është vjedhur nga persona të panjohur mes datës 16 dhe 17 qershor.

Ankuesi E.Krasniqi ka raportuar në polici se vetura i është vjedhur diku mes orës 23 dhe 06:50.

Ai ka pohuar në polici se veturën e ka pasur në rrugën “Washington”, raporton Indeksonline.

Vetura e vjedhur, Volkswagen Passat e vitit 2001, posedon ngjyrë të kaltër, teksa pronari i saj ka deklaruar në polici se të gjitha dokumentet identifikuese personale dhe të veturës i ka pikërisht në veturë.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin, teksa akoma nuk ka të dyshuar.