09:30 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetura zyrtare e parkuar në trotuar, pengon këmbësorët te “Rruga B”

Shpesh  herë ka raste kur veturat zyrtare përdoren edhe jashtë ditëve të punës, madje për vikende edhe larg Kosovës.

Por kjo nuk është e gjitha. Përpos përdorimit të shpeshtë e të panevojshëm, shoferët e këtyre veturave dinë edhe shkelin rregullat e trafikut.

Gjatë mbrëmjes së kaluar një veturë zyrtare është lënë e parkuar në trotuarin e “Rrugës B”, në Prishtinë, saktësisht në afërsi të parkut, shkruan Indeksonline.

Ky parkim ka penguar lëvizjen e qytetarëve dhe sigurisht e bëri të pahijshëm këtë pjesë të lagjes, e cila u dedikohet këmbësorëve./Indeksonline/