Vetura zyrtare e parkuar në trotuar, pengon lëvizjen e këmbësorëve

Vetura me targa zyrtare e tipit “Dacia” është parkuar sot në trotuar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky parkim ilegal, ku sipas tyre është pamundësuar lëvizja e këmbësorëve në trotuar.
Parkime të tilla nga zyrtarët e shtetit janë të shpeshta, madje shpesh herë veturat zyrtare keqpërdoren në masë të madhe./IndeksOnline/

