Vetura zyrtare e Skenderajt lihet qe një vit në bari, jepet një arsye që s’qëndron!
Keqpërdorimi i veturave shtetërore po vazhdon të jetë prezente në Kosovë.
Së fundmi, në disa foto të siguruara nga “Indeksonline”, janë paraqitur disa fotografi në rajonin e Drenicës.
Aty shihet një veture (Mercedes-xhip) e parkuar midis barit.

E njëjta, sipas një lexuesi, qëndron aty qe më shumë se një vit.
Komunarët supozojnë se është e prishur, mirëpo banorët thonë se e njëjta s’ka asgjë.
