Vetura zyrtare në pikë të natës, lëviz me drita të fikura
Veturat zyrtare përveç se përdoren në orarin e punës, siç edhe është e caktuar sipas institucioneve, ato nuk ndalen as gjatë mbrëmjes, shkruan IndeksOnline.
Një e tillë ka thyer rregullat e komunikacionit pak më ndryshe sonte, ku gjatë orës 20:00, është parë një veturë zyrtare 4Z të lëvizte në rrugën e Dragashit, e cila ishte e drejtuar për në Prizren.
Lexues të Indeks Online, tregojnë, ku edhe shihet sipas fotografisë, se kjo veturë zyrtare, përveç që ishte në dispozicion pas orarit të punës, e njëjta po lëvizte me dirta të fikura.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në forma të tilla keqpërdoren veturat e institucioneve, të cilat janë të destinuara të shërbejnë vetëm gjatë orarit të punës dhe në shërbim të institucioneve. /IndeksOnline/
Video:
