75 Mall Live Search
10:35 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetura zyrtare rrezikon pjesëmarrësit në trafik, shikojeni se si tejkalon në kthesë

Një veturë zyrtare sot ka shkelur ligjin në komunikacion, duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Indeksonline ka siguruar një video, ku shihet vetura zyrtare e cila në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Dollc të Klinës, vendi ku ndodhin shumë aksidente me fatalitet, bënë tejkalim në vijë të plotë, në kthesë.

Ndonëse me rregulla të trafikut, tejkalimi në vijë të plotë është i ndaluar, për zyrtarin në fjalë nuk vlen.

Vozitja në këtë mënyrë duke mos respektuar rregullat e trafikut, mund të rrezikoj jo vetëm jetën e tij, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Nuk është hera e parë kur veturat zyrtare shkelin rregullat e komunikacionit, pasi shpesh raportohet për shkelje të tilla nga ana e tyre.

Për më shumë, shihni momentin kur kjo veturë bënë tejkalim të veturave në vijë të plotë./Indeksonline/