Veturat bllokojnë trotuaret, qytetarët detyrohen të ecin në rrugën e “vërshuar” nga shiu
Moti me shi vazhdon të iu shkaktojë probleme qytetarëve të Prishtinës. Përveç se rrugët janë shndërruar në “puse”, ata po kanë problem edhe me vozitësit e pandërgjegjshëm, njofton Indeksonline.
Një lexues i Indeksonline, ka dërguar disa fotografi nga lagjja Lakërishte në të cilat shihet rruga e vërshuar nga uji derisa veturat kanë bllokuar trotuarin.

Sipas tij, parkimi i veturave në trotuar është duke detyruar qytetarët e kësaj lagjeje që të ecin nëpër ujë për të kaluar rrugën. /Indeksonline/
