13:09 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veturat e EULEX-it drejt aeroportit, dyshohet se Nasim Haradinaj niset për në Hagë

Disa automjete të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë nisur nga selia e EULEX-it për në aeroport.

Por, nuk dihen nëse brenda tyre ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së.

Ndryshe, dje oficerët e EULEX-it kanë kryer bastistje në zyrat e OVL-UÇK-së, teksa e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.

Gucati është transferuar për në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa Haradinaj dyshohet se ndodhet akoma në selinë e EULEX-it, në Fushë Kosovë, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se besojnë që Nasim Haradinaj ndodhet në Kosovë.

Ai tha që s’kanë informacion lidhur me transferimin e tij në Hagë.