Veturat inteligjente të policisë në terren, po kapin çdo shkelje të rregullave në trafik (Video)

Veturat inteligjente të Policisë së Kosovës të ardhura ditë më parë, tani kanë dalë në terren. Ato po kapin çdo shkelje të rregullave në trafik.
Policia e Kosovës, ka njoftuar për vetëm njërën nga kundërvajtjet e ndodhura dje në magjistralen Gjurgjicë-Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
“Gjatë kontrollit të trafikut, kundërvajtja me tejkalimin të shpejtësisë është identifikuar në zonën 100 km/h duke drejtuar mjetin me 144 km/h. Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, njofton Policia e Kosovës.