Veturat me tabela të Gjermanisë futen në krahun e kundërt të autostradës në Kosovë
Nuk është hera e parë që në Kosovë shoferët gabojnë orientimin në autostrada duke vozitur në krahun e kundërt. Rast i tillë është parë sot në autostradën që dërgon në Skënderaj.
Dy vetura me tabela të Gjermanisë kanë lëvizur në krah të kundërt për disa kilometra duke i rrezikuar jetën vetes dhe të tjerëve në komunikacion.
Moskujdesi i shoferëve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, të ndodhin 97 aksidente, derisa 31 prej tyre përfunduan me të lënduar./Indeksonline/