Veturat me targa të Shqipërisë bien në hendek në Sllatinë të Fushë-Kosovës (Video)
Një “Mercedes” dhe një “BMW” me targa të Shqipërisë, kanë dalë sot nga rruga në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Veturat ishin duke lëvizur në drejtimin Prishtinë-Pejë kur ranë në një hendek.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga largimi i automjeteve prej hendekut./IndeksOnline/

