20:29 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / S Z

Veturat parkohen në hyrje të sheshit, gjobiten nga policia (video)

Megjithëse është ndaluar për qarkullimin e makinave, disa qytetarë i kanë parkuar veturat e tyre në hyrje të sheshit , tek katedralja në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline” shihen veturat e parkuara në zonën e ndaluar,  teksa gjobiten nga policia.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me veturat,  të cilat janë parkuar në këtë pjesë të kryeqytetit,  e cila ka kohë që është mbyllur për qarkullim të automjeteve.