Veturat parkohen në trotuar, këmbësorët rrezikojnë jetën duke ecur në mes të rrugëve
Mungesa e parkingjeve dhe parkimi i veturave vend e pa vend është duke rrezikuar jetën e këmbësorëve në kryeqytet, njofton Indeksonline.
Një prej rasteve është edhe parkimi i veturave të trotuare, pjesë kryesisht të dedikuara për këmbësorët.
Në disa fotografi të arritura në redaksinë e Indeksonline, shihen veturat të cilat e kanë bllokuar trotuarin.
Parkimi i tyre ka bërë që këmbësorët të detyrohet të kalojnë nëpër rrugë duke rrezikuar kështu që të aksidentohen nga veturat në lëvizje.
Një gjendje e tillë e trotuareve është në rrugën”Robert Doll” në Prishtinë. /Indeksonline/

