16:37 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veturat që po bllokojnë çdo pasdite këtë anë të rrugës në Prishtinë, pamundësohet qarkullimi!

Komunikacion në Prishtinë është thuajse gjithmonë i bllokuar në dy orë të ditës.

Ora 08:00 paradite dhe ora 16:00 pasdite janë dy oraret kur shoferët përballen me kolonat më të ngarkuara.

Por qytetarët janë shprehur të shqetësuar se përpos bllokadës që ndodhë zakonshëm nga vetura te shumta, dikush po shkakton telashe edhe më të mëdha.

Në adresë të Indeksonline është dërguar një fotografi, ku ndër të tjerash sqarohet se është pikërisht rruga e cila lidh Pejtonin, Dardaninë, Lakrishten, e shumë lagje të tjera po bllokohet çdoherë pasdite nga ndonjë veturë e lënë aty, e që pengon qarkullimin.

Gjithashtu bëhet e ditur se veturat e ndaluara gjithmonë janë në ora 16:00 dhe shkaktojnë kolona të panevojshme e që kjo bëhet nga një auto-larje e cila është me vendodhje pikërisht në qosh të rrugës.

Kolonat në kryeqytet janë gjithmonë problem për pjesëmarrësit në komunikacion, por siç duket dikush dëshiron ta bëjë këtë edhe më të vështirë./Indeksonline/