75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veturat zyrtare pas orarit të punës nuk mund të shfrytëzohen

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, ka nxjerrë dy urdhëresa me të cilat synon të ndaloj keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

Reshitaj ka urdhëruar të gjitha Agjencitë, Departamentet dhe njësitë tjera administrative, në varësi të ministres që veturat zyrtare të kësaj Ministrie të mos përdoren pas orarit të punës.

Ndërsa, me urdhëresën tjetër obligohen të gjithë zyrtarët e MMPH-së që pa aprovim të mos realizohet asnjë udhëtim zyrtar jashtë vendit.