75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / k.v

Veturën e lëshon toka në Prishtinë (Foto)

Infrastruktura në rrugët e kryeqytetit nuk është aspak në gjendje të mirë. E kur bëhet fjalë për rrugë në periferi ajo lë shumë për të dëshiruar.

Sot rruga ‘Ukshin Kovaçica’ në Mati 1 ishte bllokuar për qarkullimin normal të automjeteve pasi që një veturë kishte ngecur në mes të rrugës së shembur.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto të veturës e cila për një kohë ka qëndruar në këtë gjendje:

Rikujtojmë se rrugët që lidhen me atë kryesoren “Muharrem Fejza” në Mati 1 janë në gjendje shumë të keqe dhe kërkojnë intervenim të menjëhershëm të autoriteteve lokale./IndeksOnline/