75 Mall Live Search
21:16 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Vetvaret një person në Istog

Një person është vetvarë mbrëmjen e sotme në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:50, policia ka marrë informatën se në fshatin Dubravë, komuna e Istogut një person është vetvarë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë”, ka thënë Rugova.

Detaje të tjera lidhur me këtë rast nuk janë bërë të ditura, por sipas burimeve të Indeksonline viktima në këtë rast është i gjinisë mashkullore./Indeksonline/