75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Vetvrasje në Fushë Kosovë, dyshohet se e ka qëlluar vetën me armë

Të premten mbrëma një person ka vrarë vetën në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:47, transmeton Indeksonline.

Viktima mashkull  kosovar  në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK  ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/