75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Vetvritet oficeri i Policisë amerikane, ishte në detyrë kur protestuesit u futën në Kongres!

Howard Liebengoodi, oficer i Policisë amerikane është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij. Ai ishte i angazhuar në aksionin e javës së kaluar kur protestuesit u futën në Kongres.

Liebengoodi është oficeri i dytë që vdiq këtë javë pas ngjarjeve në Kongres, pasi më parë kishte ndërruar jetë edhe Brian Sicknicku.

51- vjeçari i vetëvrarë ishte në detyrë kur ndodhi sulmi në Kongres nga mbështetësit e Trumpit.

Dyshimet janë se gjendja e shkaktuar nga protestat në Kongres ka shtyar oficerin drejt vetëvrasjes./Indeksonline/