Vëzhguesit e BE-së për zgjedhjet: Gjithëpërfshirëse e të qeta

Një pasqyrë e vëzhgimit të procesit zgjedhor të një dite më parë nga 24 evropianët që erdhën në cilësinë e vëzhguesve në Kosovë u publikua sot, nga kryesuesja e këtij delegacioni Petra Bayr.
Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në konferencën për media tha se zgjedhjet e së dielës ishin gjithëpërfshirëse e paqësore dhe votuesit, sipas saj, demonstruan demokracinë.
Ajo tha se në këto zgjedhje u shfaq një reliev politik në të cilin u përfaqësua komuniteti shumicë e pakicë.
Fushata, tha ajo ishte e qetë, përkundër retorikës së ashpër.
“Kemi pasur zgjedhje gjthpërfshirëse, paqësore në Kosovë. Falënderoj autoritet e Kosovës që na kanë ftuar si vëzhgues. Votuesit Kosovës kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë 9 shkurtit në zgjedhjet parlamentare”.
Ajo tha se zgjedhjet u mbajtën në përputhje me ligjin e ri të miratuar më 2023 i cili sipas saj ofron një kornizë ë përshtatshme ligjore.
Tha se KQZ-ja përgjithësisht ka punuar shumë mirë. “Është marr me sfidat e fundit që kanë dal nga prokurimi publik, me transportimin e materialeve të zgjedhjeve, ose problemet me ngjyrën që është përdorur në Qendrat e Votimit dhe vendimet momentit të fundit që të lejohet votimi me dokumente të skaduara”, tha tutje ajo.
Tha se publikimi online i rezultateve preliminare nga KQZ-ja u pa sikur një mangësi.
Përmendi domosdoshmërinë e përditësimit të listave të votuesve, e për këtë tha se duhet të krijohen mekanizma që të sigurohet që përditësimet të jenë të sakta.
Raporti i delegacionit vëzhgues të BE-së në Kosovë do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.