75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vëzhguesit e BE-së – të gatshëm për zgjedhjet

Zyra e BE-së, në Kosovë, është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë. Teksa kërkuan që me gjithë disa mangësi gjithë procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Përmes një konference shtypi, zyrtarë të ekipit vëzhgues dhanë detaje për misionin e tyre.

Shefja e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, Viola Von Cramon Taubadel, tha se shpreson që me anë të pranisë së tyre do të evitohen gjitha praktikat e pahijshme që mund të dalin në zgjedhjet e pas dy jave.

Derisa deklaroi se ata janë duke i kushtuar rëndësi këtyre zgjedhjeve, më pastaj për të dhënë vlerësime të paanshme dhe objektive.

“Misioni ynë në përbërje të plotë do të vëzhgoj para gjatë dhe pas ditës së votimit me 6 tetor. Kjo reflekton në zotimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur zgjedhjet të cilat janë transparente në Kosovë dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë…ne jemi në mënyrë strikte në mënyrë të paanshëm gjatë punës sonë dhe nuk ndërhyjmë në procesin e zgjedhjeve. Si mision ne nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, nuk kemi asnjë interesim që të shohim këtë kandidat, apo parti  të fitoj. Ne sinqerisht shpresojmë që prania jonë do të ketë efekt pozitiv në frenimin e praktikave të pahijshme në që mund të dalin potencialisht”, tha ajo.

Kryevëzhguesja e BE-së dha kritika për mos realizimin e disa prej rekomandimeve që BE-ja i ka adresuar qysh në vitin 2017, që kryesisht kanë të bëjnë me ndryshime legjislative dhe me pastrimin e listës zgjedhore.

“Misioni për zgjedhjet e hershme parlamentare të viti 2017 ofroj 26 rekomandime. Shumë prej këtyre rekomandimeve nuk janë zbatuar. Në fakt asnjë prej rekomandimeve që kërkonin ndryshime legjislative nuk janë miratuar”, tha ajo 

Ndërkaq, analistja e financave të fushatave zgjedhore, Elissavet Karagiannido foli për mënyrën e financimit të partive politike, teksa tha se janë duke shikuar mënyrën si financohen dhe a ka ndonjë ushtrim ndikim nga kompani të ndryshme, apo anasjelltas.

“ Do të shqyrtojmë transparencën e financave të fushatës zgjedhore, duam të shikojmë se si të hyrat dhe shpenzimet e partive politike raportohen dhe bëhen publike. Kjo nuk i referohet vetëm fushatës prej 10 ditëve, por e shikojmë mjedisin në tërësi. Po ashtu, duam që të shohim që të gjitha këto informacione dhe raportet financiare do të publikohen me kohë nga autoritet përkatëse dhe subjektet politike. Po ashtu, jemi duke shikuar se cilat janë burimet e të ardhurave, duam të shohim se kush kontribuon për këto parti politike. Këto nuk kufizohen vetëm për periudhën zyrtare të fushatës. Kush janë kontribuuesit a ka lidhje të pahijshme me kontratat e prokurimit publik. A po ndonjë ushtrim ndikimi nga kompanitë apo partitë politike nga njëra apo ana tjetër”, u shpreh analistja financiare.

Ky ekip i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit përbehet prej rreth 100 vëzhguesve, derisa prej vitit 2013 është hera e pestë që i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë.