07:27 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE-ja mbajnë konferencë shtypi

Kryesuesja e Misionit e EU EOM në zgjedhjet e parakohshme, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencën e parë të shtypit.

Vendimi i BE-së për të dërguar mision monitorimi vjen pas thirrjes së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tek institucionet e Brukselit.

Shefja e Politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini, emëroi Viola von Cramon-Taubadelin shefe të këtij misioni.

Mogherini tha se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur, më 6 tetor

Ato janë thirrur pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti, në muajin korrik.