Vitia në “këmbë” për LDK-në, për Lumirin e Lumbardhin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu, ka marrë pjesë në një takim me qytetarët e Komunës së Vitisë, së bashku me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatët për deputet nga kjo komunë.
Gjatë takimit u shpalos programi dhe vizioni i LDK-së për një Kosovë me shpresë, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Salihu e vlerësoi takimin si një emocion të veçantë dhe një dëshmi të mbështetjes së madhe qytetare për LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Ai ftoi qytetarët që në zgjedhje të 28 dhjetorit të mbështesin LDK-në me numrin 123 dhe kandidaturën e tij për deputet me numrin 77.

