15:48 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Via Ferrata” shtegu i ri në Prizren për ngjitje malore

Qyteti i Prizrenit po zhvillohet gjithnjë e më shumë.

Tani në sektorin e turizmit, është shtuar një atraksion i ri që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor, shkruan Indeksonline.

Lajmin e bëri të ditur Mytaher Haskuka, kryetari i kësaj komune.

“Shtegu Via Ferrata me gjatësi prej rreth gjysmë kilometri, jo rastësisht është quajtur me emrin “Panorama”, pasi që nga lartë është vërtetë një panoramë madhështore e Grykës së Lumbardhit”, shkruan ai.

Haskuka tha se ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos atë të turizmit malor.

Prizreni tani është bërë qyteti i dytë në Kosovë pas Pejës që ka një shteg të tillë për ngjitje malore./Indeksonline/

Image may contain: one or more people, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, people standing, mountain, outdoor and nature
Image may contain: 2 people, outdoor
Image may contain: tree, plant, bridge, outdoor and nature
Image may contain: bridge, plant, tree, sky, outdoor and nature